Silvinjo zbulon arsyen pse zgjodhi të ishte trajner i Kombëtares kuqezi

Futboll

Silvinjo zbulon arsyen pse zgjodhi të ishte trajner i Kombëtares kuqezi

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 11:41
Silvinjo e Rama

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka treguar në PodCast-in me kryeministrin Edi Rama se pse zgjodhi të ishte në krye të kuqezinjve.

Sipas tij, ishte darka me presidentin e FSH-së, Armand Duka që e la të nënkuptonte se me lojtarët mund të komunikonte lehtësisht në italisht.

Kryeministri Edi Rama: Le të vijmë te momenti kur ju erdhi kjo ideja për t’u bërë bashkë për të stërvitur Shqipërinë. Çfarë ju shtyu të krijonit këtë ekip për të stërvitur kombëtaren e këtij vendi të vogël, një kombëtare që, sidoqoftë, nuk është mes atyre të rëndësishmeve. Çfarë e ndezi shkëndijën?

Silvinjo: Unë mendoj, Edi, që kur më erdhi një ftesë për darkë me Presidentin e Federatës, gjëja e parë është që folëm italisht. Unë kisha pasur tanimë një përvojë te Interi dhe flisja italisht. Më pas, edhe Doriva më tha:

“Silvio, kujdes, sepse ti ke tre vjet që nga rrugëtimi me kombëtaren braziliane për tre vjet, në botërorin e 2018-ës”.

Ai e kuptonte shumë mirë punën. Një shoqëri, një klub është një gjë dhe federata është diçka tjetër.

Unë kisha përvojën e kombëtares braziliane.

Pas kësaj, nisa të shihja lojtarët shqiptarë që qarkullonin.

Pashë që flisnin anglisht, spanjisht, italisht. Unë jam një njeri që komunikoj dhe mendova që aty do të mund të komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në federatë me presidentin.

Aty pata shtysë, shtysë të madhe. Pastaj, pas darkës, pasi pashë federatën u afrova edhe më shumë dhe, vërtet, nuk pata më dyshim. Fola me Dorivan, Paolo pranoi, për të ishte shumë mirë dhe pas kësaj ishte e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat