Henry: Isha i bindur

Futboll

Henry: Isha i bindur

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:39
Henry

Kylian Mbappe ka vendosur të qëndrojë në Paris, pas një vere të  turbulluar me klubin.

Kontrata që i skadon qershorin e ardhshëm mbetet një problem për kampionët e Francës, që rrezikojnë të humbasin një nga lojtarët më të fortë në botë me kosto zero.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Thierry Henry, i cili ka thënë në emisionin “Rothen s’igname”:

“Të them të vërtetën mendoja se Kylian do të ishte larguar nga PSG dhe besoj se shumëtë tjerë e kanë menduar si unë.

Por ai ka bërë atë që kishte premtuar.

“Ajo që më pëlqn tek ai është se është një profesionist i madh, nuk kursehet kurrë, por jep gjithmonë maksimumin për skuadrën ku luan.

“Mbappe zgjati kontratën me dy vite kur mund të ishte larguar me kosto zero dhe ka vendosur edhe ta respektojë marrëveshjen. Çfarë mund të thuash? Nuk ka treguar asnjëherë mungesë respekti ndaj PSG-së ose shokëve të skuadrës.

“Në aspektin teknik është një lojtar i jashtëzakonshëm Sigurisht, të gjithë mund të përmirësohen. Ngjashmëri me mua? Nuk e di, sigurisht është një lojtar që di të shënojë gola dhe të japë asiste, ka pak si ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat