Tirana me probeme

Futboll

Tirana me probeme

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 14:58
Shehi

Vend për përmirësime ka e kjo pavarësisht vendit të parë në renditje.

Tirana mbetet e pamundur, vuan, po, lejon shumë, por ka kualitetin dhe karakterin për të dalë nga situatat.

Pesë gola në tre ndeshje janë shumë për një skuadër që pretendon titullin dhe tekniku Orges Shehi e ka evidentuar për të tretën herë radhazi këtë ‘defekt teknik’ të mekanizmit.

Gjërat, sidoqoftë, nuk duket të jenë më të mira para ndeshjes me Kukësin, sepse Shehi do të humbasë edhe tre titullarë.

“Do të kemi disa mungesa për këtë takim. Do të na duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorën tonë për të kaluar këtë pengesë jo të vogël. Kukësi është një ekip për tu vlerësuar dhe nuk duhet të futemi në fushë me mendjen se kemi tri pikët e garantuara”, tha Shehi.

Në këtë pikë, bardheblutë janë në emergjencë sidomos në mbrojtje.

Për fat, rikthehet Bruno Lulaj për të cilin klubi pagoi për konvertimin e dy javëve të mbetyura të dënimit, vetëm një ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat