Mezani flet pas fitores së parë të Gjilanit

Futboll

Mezani flet pas fitores së parë të Gjilanit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 18:11
Mezani

Trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani është shprehur i lumtur pas ndeshjes për fitoren ndaj Malishevës.

Gjilani fitoi me rezultat 1-0, dhe kjo ishte fitorja e parë për ta në këtë edicion të ri të garave

“Kundërshtari na vuri në vështirësi por dua t’u bëj komplimente çunave që luftuan deri në fund. Është fitore e merituar për shkak të tyre”.

“Kemi filluar me përgatitje me vonesë. Por, do të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje, do t’i marrim ndeshjet një nga një, në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë, pasi skuadra është duke u ndërtuar. Do të shkojmë hap pas hapi”, ka thënë Mezani pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani renditet në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit me katër pikë të grumbulluara, ndërkaq Malisheva mbetet në vendin e dytë me 9 pikë.

Të besuarit e Gentjan Mezanit javën e ardhshme udhëtojnë në Podujevë aty ku do të përballen me skuadrën e Llapit, ndërsa Malisheva pret në shtëpi kampionin aktual Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat