Ulpiana fiton

Futboll

Ulpiana fiton

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 20:43
Ulpiana

Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës të Ligës së Parë në grupin B, Ulpiana në udhëtim ka mposhtur 2 Korrikun me rezultat 1:3 ndërsa Flamurtari pësoi disfatë të thellë nga Ramiz Sadiku 1:5.

Për fitoren e Ulpianës shënuan: Alket Bajrami 11’, 55’ dhe Malsor Ajeti 89’ duke arritur fitoren e tretë me vetëm një humbje gjatë katër xhirove për t’a siguruar pozitën e tretë me pikë të barabarta sa lideri i tabelës Prishtina e Re me nëntë gjithsej, kurse për 2 Korrikun kjo ishte humbja e parë dhe tani gjendet në pozitën e katërt.

Në anën tjetër Ramiz Sadiku ka shënuar pesë gola kundër  Flamurtarit me: Rion Rushitin, Eurent Krasniqin, Andi Bikliqin dhe Taulant Halitin, duke i shkaktuar humbjën e tretë Flamurtarit i cili gjendet në pozitën e shtatë me vetëm tri pikë. Ramiz Sadiku me fitoren e sotme ka zënë pozitën e gjashtë në tabelë me dy humbje dhe dy fitore.

Rezultatet përfundimtare të tabelës në kuadër të xhiros së katërt përcaktohen nesër pasi të përfundojnë të gjitha ndeshjet e Grupit A dhe Grupit B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat