Napoli shmang humbjen në 14 minutat e fundit të takimit 

Futboll

Napoli shmang humbjen në 14 minutat e fundit të takimit 

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:39
Pamje nga ndeshja

Napoli ka arritur një barazim (2:2) me mund të madh në konak të Genoa-s.

Futbollisti Bani në minutën e 40-të e Retegiu në atë të 56-tën, shënuan për epërsinë 2:0 të Genoa-s. 

Kampioni në fuqi “ndezi motorët” në vazhdim të lojës duke barazuar rezultatin në 14 minutat e fundit.

Raspadori (76') e Politano (84') shënuan për rezultatin 2:2.

Pas javës së 4-të në Serie A, Napoli është në vend të pestë me 7 pikë dhe Genoa në të 12-tin me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat