Shkëndija në Kratovë

Futboll

Shkëndija në Kratovë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 23:31
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës i rikthehen detyrave kampionale pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare. 

Pauzën në kampionat Shkëndija e shfrytezoi ne zhvillimin e miqësores me FC Wil në Zvicër ku kuqezinjtë fituan 3:1 në një takim që rezultoi në festë të madhe kuqezi duke parë numrin e madh të shqiptarëve që u grumbulluan për të përshëndetur Shkëndijën. 

Java e 7-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni të Veriut Shkëndijën e sheh në Kratovë për duelin me Sileksin. 

Transfertë jo e lehtë me një rival që në fushë të vet din të shfaqet shumë problematik. Sileksi momentalisht mban vendin e tretë në renditje me 9-të pikë të tubuara me efekt prej 2 fitoreve, 3 barazimeve dhe 1 humbje në 6-të xhirot paraprake. 

Adenis Shala ka nisur me seanca stërvitore në terren, për momentin ndarë nga grupi dhe me vrapime individuale që nënkupton se mbetet jashta kombinimit për lojë. Mungojnë edhe 

Florent Ramadani e Zija Merxhani që janë më rëndë të lënduar. 

Përballja Sileksi-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Kratovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat