Mbylle gojën, lojtari shqiptar i drejtohet  trajnerit serb

Futboll

Mbylle gojën, lojtari shqiptar i drejtohet  trajnerit serb

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 11:21
Ernest Muçi

Ernest Muçi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit polak, teksa ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Legias.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e tretë në kampionat, derisa ka edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës.

Goli i shqiptarit i dha një pikë të madhe Legias në udhëtim te Piast Gilwice në udhëtim.

E festa për të ishte e veçantë, pasi te skuadra kundërshtare trajner është serbi Aleksandar Vukoviq që më parë ka qenë te Legia dhe Muçi kishte punuar me të.

Me të shënuar golin, Muçi vendosi gishtin tek hunda duke i thënë që ta mbyllte gojën dhe duke shfryer me të shara në drejtim të serbit.

Të sharat e Muçit janë në gjuhen shqipe dhe ato dihen shumë lehtë se çfarë janë në drejtim të trajnerit serb.

E gjitha kjo erdhi për faktin se sa ishte Vukoviq te Legia, sulmuesi shqiptar nuk luante fare ose luante vetëm në shtatë apo tetë minutat e fundit të ndeshjes.

Gjithsesi ishte një përgjigje e bukur e Muçit në fushë me gol duke i treguar serbit se ka gabuar që nuk e ka inkuadruar më parë shqiptarin në fushë.

22-vjeçari është lojtari kryesor këtë edicion te Legia, ku përpos tre golave në kampionat ka realizuar edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat