Struga ndaj Bregallnicës, Shkëndija në Kratovë përballë Sileksit

Futboll

Struga ndaj Bregallnicës, Shkëndija në Kratovë përballë Sileksit

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:02
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e shtatë në elitën e futbollit vendor sot sjell edhe pesë ndeshje në program. Struga Trim Lum do të luajë me Bregallnicën në Shtip, me ekipin e Shpëtim Duros që dëshirojnë të vazhdojnë me fitore në kampionat.

Shkëndija gjithashtu në këtë xhiro do të luaj jashtë Tetovës, ku në Kratovë do të përballet me Sileksin.

Këta të fundit në fushën e tyre gjithmonë dinë të bëjnë probleme për çdo ekip dhe skuadra e Ardian Nuhiut nuk do ta ketë edhe aq të lehtë ndeshjen e sotme.

Tetovarët shfrytëzuan pauzën me një ndeshje miqësore në Zvicër kundër Will dhe tashmë kërkojnë tu rikthehen edhe fitoreve në kampionat, pas atij barazimi me Shkupin në xhiron e fundit.

Voska Sport dhe Gostivari do të luajnë në kryeqytet. Ekipi nga Ohri do të takohet me Rabotniçkin, përderisa Gostivari përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Pjesë e programit të sotëm është edhe ndeshja Tikveshi – Vardari. Të gjitha takimet luhen nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat