Sutjeska kërkon hakmarrje ndaj skuadrës shqiptare 

Futboll

Sutjeska kërkon hakmarrje ndaj skuadrës shqiptare 

Nga: K. Goca Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:29
Deçiqi

Deçiqi nga Tuzi dhe Sutjeska e Nikshiqit do të takohen sonte (19:30) për herë të dytë brenda 19 ditëve, kësaj radhe në kampionat, në fushën e OFK Titogradit.

Tuzjanët do të tentojë ta mbyllë serinë e dy ndeshjeve pa triumf në elitën e futbollit malazez.

Sutjeska kërkon hakmarrje ndaj skuadrës shqiptare!

Para pak kohe Sutjeska ka ndërruar trajnerin, në vend të Nenad Brnoviqit ka ardhur Vlladimir Jankoviq.

“Njihemi mirë, kemi luajtur kohët e fundit dhe e dimë se kush sa vlen”, -- kujtoi Jankoviq eliminimin nga Deçiqi në Kupën malazeze (1:0).

“Pikët janë të nevojshëm për ne, skuadra është e vetëdijshme për këtë”, tha Jankoviq.

“Na pret një ndeshje e vështirë, dhe fakti që na eliminoi nga Kupa e vërteton se sa rival i mirë është Deçiqi. 

Por kjo është një tjetër histori dhe dëshira jonë është e qartë, që është ta fitojmë kampionatin”, tha lojtari i Sutjeskës Dragan Griviq.

Në radhët e bardh e kaltërve janë ende jashtë fushës portieri Vladan Gilen dhe sulmuesi Bozho Markoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat