Ja si rreshtohen skuadrat në duelin Erzeni-Dinamo

Futboll

Ja si rreshtohen skuadrat në duelin Erzeni-Dinamo

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Erzeni do të presë Dinamon në orën 16:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Superiores.

Shijakasit nuk kanë shijuar ende fitoren e parë të këtij sezoni, ndonëse ka siguruar dy pikë në takimet e mëparshme, teksa u mund në javën e tretë nga Egnatia me rezultatin 4-3.

Ndërkohë, blutë siguruan tre pikët e para duke fituar 2-1 ndaj Kukësit.

Trajnerët Deliallisi dhe Di Biaxho kanë publikuar formacionet zyrtare për duelin që luhet në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Alba, Sadiki, Atanda, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Mihana, Meçja

Trajner: Alfred Deliallisi

DINAMO: Rexhepi, A. Marku, Behiratçe, Samake, Prodani, Krasniqi, Lorran, Denison, Zabërgja, Kaçorri, Vila

Trajner: Luixhi di Biaxho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat