Curri: Krijuam shumë raste, sot humbëm dy pikë

Futboll

Curri: Krijuam shumë raste, sot humbëm dy pikë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 17:56
Curri

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim në sfidën ndaj Lirisë 1-1.

Kryeqytetasit kishin rast të artë të fitonin sfidën, por Leotrim Kryeziu ka humbur penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes.

Debatik Curri pas ndeshjes ka thënë se skuadra që ai udhëheq ka humbur dy pikë në përballje me Lirinë.

“Në pjesën e parë kemi dominuar. Krijuam shumë raste, shënuam gol. Në 20-25 minutat e parë të pjesës së dytë, Liria ishte më e mirë”.

“Na bëri shumë presion dhe ekipi ynë u tërhoq shumë. Morëm një gol nga asgjë mund të them”.

“Pësuam gol shumë të lehtë. Në futboll nuk është mirë kur i fal diçka kundërshtarit. Më pas fituam penallti, që nuk e shënuam. Mendoj se sot i humbëm dy pikë”, ka thënë Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat