​Liga e Kampionëve rikthehet me sfida drithëruese

Futboll

​Liga e Kampionëve rikthehet me sfida drithëruese

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 08:53
​Liga e Kampionëve

Gara me prestigjoze evropiane për klube, Liga e Kampionëve e nis sot fazën e grupeve me tetë ndeshje tejet interesante që do të zhvillohen në mbrëmje.

Padyshim që ndër më interesante do të jetë ballafaqimi ndërmjet Milanit dhe Newcastle United që zhvillohet në “San Siro” me fillim nga ora 18:45. Milani vjen nga humbja turpëruese 5-1 kundër Interit në derbit, ndërsa nga ana tjetër, skuadra angleze po kërkon të tregojë forcat edhe në garat evropiane pas investimeve të mëdha të bëra nga sheikët arab.

Nga ora 18:45 do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër, ajo e grupit ku ballafaqohen Young Boys me RB Leipzigun.

Duel interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Lazios dhe Atletico Madridit, i vlefshëm për grupin E, dhe që nis nga ora 21:00.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

Milan-Newcastle United

Young Boys-RB Leipzig

Barcelona-Antwerp

Feynoord-Celtic

Lazio-Atletico Madrid

Manchester City-Crvena Zvezda

PSG-Dortmund

Shakhtar Donetsk-Porto

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat