Ibra zbulon bisedën me trajnerin Pioli

Futboll

Ibra zbulon bisedën me trajnerin Pioli

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:02
Zlatan Ibrahimoviç

Pas disfatës së rëndë në derbi ndaj Inter, Zlatan Ibrahimoviç vendosi t’i drejtohej qendrës stërvitore të Milan, Milanello.

Ish-sulmuesi ishte së bashku me trajnerin Stefano Pioli duke ndjekur seancën stërvitore të kuqezinjve para ndeshjes së Champions League ndaj Newcastle.

Një sfidë e rëndësishme si për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën europiane, ashtu edhe për të hedhur pas krahëvë atë humbje të shëmtuar me Interin.

Të gjithë ishin kuriozë mbi atë që Zlatan ka folur në stërvitje duke qenë se dihet pesha e një personazhi si Ibra.

Vetë suedezi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale zbulon pak nga biseda me Piolin ndërsa i kërkoi tifozëve ta mbështesin gjithnjë skuadrën pavarësisht momentit të vështirë.

“Përshendetje të gjithë milanistëve. Kalova nga Milanello për t’i thënë Piolit se unë jam gati për ndeshjen me Newcastle. Problemi është se nuk jam në listë edhe pse ndihem mirë fizikisht.

Por, t’i lëmë mënjanë shakatë, vazhdoni të mbështesni Milanin, gjithçka do të shkojë mirë. Shihemi në stadium”, përfundoi Zlatan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat