Buffon godet Juventusin për Pogban dhe Bonuccin

Futboll

Buffon godet Juventusin për Pogban dhe Bonuccin

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:00
Buffon

Duke folur gjatë “SuperTele” në Dazn, Gigi Buffon e nisi nga vetja, nga eksperienca e re me kombëtaren: “Ky rol i ri është shumë i bukur, është stimulues. Jam pritur shumë mirë nga të gjithë, por mbi të gjitha nga trajneri dhe stafi i tij. Spalletti më përfshiu që në minutën e parë në punën e tij.

Edhe me lojtarët është e rëndësishme të krijosh ndjeshmëri të mirë për të qenë i besueshëm dhe efektiv. Spalletti? Unë jam gjithmonë mjaft i sinqertë kur bëj analizat. Me Maqedoninë kemi pasur pesë shanse të bujshme në pjesën e parë. Të mos harrojmë se në pesë vitet e fundit, me Maqedoninë kemi fituar vetëm një herë në minutën e 90-të”.

Buffon dhe kampionati i Parmës: “Parma po kalon një kampionat të mrekullueshëm, jam shumë i lumtur për njerëzit dhe shokët e skuadrës, me të cilët kam ndarë dy vitet e fundit”.

Italianët në Evropë: “Me largimin e kaq shumë lojtarëve të një niveli të caktuar në ligën arabe, për mendimin tim lëvizja futbollistike europiane është varfëruar dhe është bërë më e ekuilibruar. Ka ekipe, për shembull Interi dhe Milani, që nëse janë në ditën e tyre më të mirë mund të mundin këdo”.

Momenti i Juventusit: “Është një periudhë që duhet shfrytëzuar, sepse do të luajë një ndeshje në javë, do ta ketë fokusin vetëm në Serie A. Ilaçi më i mirë janë paraqitjet dhe fitoret si ato të së shtunës ndaj Lazios.

Qysh sezonin e kaluar kishte një skuadër që mund të konkurronte për titull. Pastaj pati disa peripecitë që nuk e lejuan të triumfonte.

Tani nuk shoh skuadra aq konkurruese sa Juve, edhe duke pasur parasysh që nuk ka angazhime në Kupat e Europës.

Interi ka shumë më tepër angazhime se Juve, mendoj se kjo do të ketë një peshë e madhe”.

Buffon për Pogba dhe Bonucci: “Është zhgënjyese për mua, sepse i njoh të dy. E njihja shumë mirë Juven, por tani gjithçka është kthyer përmbys, ndaj nuk mund të bëj asnjë gjykim.

Do të dukesha jashtë realitetit.

Duhet të jesh plotësisht i vetëdijshëm për gjithçka që të flasësh me objektivitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat