Boban sulmon Collinan

Futboll

Boban sulmon Collinan

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:11
Boban

Në skenarin ndërkombëtar të futbollit, shtesat maksimale të lojës (sugjerimi është për aq minuta sa lojë jo efektive është regjistruar në ndeshje) po bëhen gjithnjë e më të njohura.

Këto çojnë në përfundimin e ndeshjeve më vonë se në të kaluarën e afërt, gjë që ra shumë në sy në Botërorin e Katarit, me synimin për të fituar kohë më efektive loje.

Ish-sulmuesi Zvonimir Boban, drejtues në UEFA, foli për këtë temë, teksa përsëriti qëndrimin e tij totalisht kundër: “Ata e morën këtë vendim vetë, pa u konsultuar me skuadrat dhe lojtarët, të cilët përjetojnë momentin më të vështirë të ndeshjes në pjesën e  fundit.

Dhe tani, me një kalendar tepër të ngjeshur, ata shohin gjithashtu shtesa loje dramatike. Collina dhe FIFA nuk janë të interesuar për asgjë, por futbolli nuk është i tyre, është i atyre që e duan. Ish-arbitrin e njoh prej vitesh dhe gjithmonë kemi bashkëpunuar pozitivisht, por tani duhet të lërë mënjanë egon për të mirën e këtij sporti.

Sa iu përket garave të UEFA-s, ne nuk do t’i ndjekim këto direktiva. Ato janë kundër futbollit dhe shëndetit të lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat