Babai i Rrahmanit demanton mediet rumune, kjo është e vërteta e Albionit

Futboll

Babai i Rrahmanit demanton mediet rumune, kjo është e vërteta e Albionit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 15:52
Drilon dhe Driton Rrahmani

Babai i sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmanit, Dritoni, ka demantuar mediet rumune se Albioni ka kryer një operacion në tru.

Rrahmani, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua Rapidit të Bukureshtit, ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në humbjen ndaj Rumanisë (2-0), ndeshje kjo e zhvilluar pak ditë më parë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Mediet rumune pas ndeshjes raportuan se Rrahmani, ka pasur një intervenim në tru.

Mirëpo, babai i lojtarit, Dritoni, për RTKLive, ka thënë se Albioni ka pasur një intervenim në dhembë e jo në tru.

“Albioni ka pasur intervenim për një dhëmb e jo operim në tru. Ai ka qenë pjesë Rapidit në ndeshjen e fundit. Albioni është mirë më shëndet dhe në formë mjaft të mirë”, ka thënë Driton Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat