Neymar i kthehet kundër shtetit për arrestimin e babait

Futboll

Neymar i kthehet kundër shtetit për arrestimin e babait

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:44
Neymar

Pak kohë më parë, Neymar mori një gjobë të majme që kaloi shifrën e 3 milionë eurove dhe shkak për këtë u bë një liqen artificial, të cilin futbollisti brazilian e kishte ndërtuar në vilën e tij. Autoritetet bënë gjithçka publike, e madje edhe arrestuan babain e futbollistit për shkatërrim të pronës publike.

Megjithatë, vetë lojtari është i bindur se akuzat karshi tij nuk janë të drejta dhe se duhet që të tërhiqen.

Futbollisti brazilian, ka kërkuar nëpërmjet avokatëve që të tërhiqen akuzat kundrejt tij për shkak se janë bërë vetëm për të dëmtuar imazhin dhe se nuk ka asgjë për të cilën mund të dënohet.

“Kërkojmë që përfaqësuesit e bashkisë të paraqiten publikisht, duke sqaruar realitetin e fakteve, në të njëjtën mënyrë siç e bënë publik operacionin në profilet e tyre sociale. Kërkojmë të zbardhet gjithçka sepse nuk ka pasur prova për të na dënuar”, u shpreh avokati i futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat