Shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Anti-Doping

Futboll

Shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Anti-Doping

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:55
Palomino

Fitorja e dytë radhazi për Jose Luis  Palomino.

Jo në fushë, por në gjykatë për mbrojtësin e Atalantas, i cili rezultoi pozitiv me  Clostebol gjatë një testi të befasishëm të kryer në korrik 2022.

Pas shpalljes së pafajësisë së  Gjykatës Kombëtare Anti-Doping , e cila “kishte përjashtuar çdo përgjegjësi” në përputhje me “nenin 4.1. nga kodi anti-doping, qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Atalantës u shpall i pafajshëm edhe nga CAS e Lozanës, e cila duhej të vendoste pas ankesës së paraqitur nga  Nado Italia, agjencia italiane antidoping.

Argjentinasi, i cili u rikthye në dispozicion të Gasperinit tashmë nëntorin e kaluar pas pezullimit të tij paraprak, ka pohuar gjithmonë, i mbështetur nga Atalanta, se ka përdorur vetëm një pomadë.

Tashmë, pas suksesit të dyfishtë para gjyqtarëve, Palomino do të mund t’i rikthehet me qetësi përqendrimit në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat