Teuta gjen fitoren e parë, mund Skënderbeun

Futboll

Teuta gjen fitoren e parë, mund Skënderbeun

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:40
Teuta

Bregdetarët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën korçare në “Niko Dovana”

Teuta ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë sezon të Superligës duke mposhtur në “Niko Dovana” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 1-0.

Një fitore që u kthen buzëqeshjen bregdetarëve pas asaj humbja të thellë në ndeshjen e kaluar, 6-1 në fushën e Laçit, ndërkohë që për korçarët, të cilët e nisën me mjaft vrull sezonin, me dy fitore, kjo është humbja e dytë radhazi.

Një sfidë që nisi me vendasit në zotërim të topit dhe miqtë që u shfaqën rrezikshëm në kundërsulm në moment të caktuar.

Pas disa tentativave nga të dyja krahët, është i riu Arifi që i jep drejtim kësaj sfide me një veprim të zgjuar, duke e ndalur fillimisht topin me gjoks e më pas duke e goditur me të parën për ta çuar në rrjetë.

Në minutat në vazhdim rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kështu Teuta gjen fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve(ka një ndeshje më pak, atë me Partizanin) duke u pozicionuar në vendin e tetë. Skënderbeu mbetet në kuotën e 6 pikëve, vendi i katërt në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat