Migen Memelli tregon se çfarë e mërziti nga humbja me Laçin

Futboll

Migen Memelli tregon se çfarë e mërziti nga humbja me Laçin

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:49
Migen Memelli

Laçi ka arritur të marrë një tjetër rezultat pozitiv në drejtimin e Bejzades.

Këtë herë kurbinasit arritën që të thyenin Vllazninë me shifrat 2-1. Ndeshja nuk nisi aspak mirë për vendasit që e pësuan në minutën e

3. Pas krosimit fantastik të Smajlit, Boshnjaku do të shënonte me kokë. Në fundin e pjesës së parë, pas një skeme nga goditja e dënimit, me pak fat ishte Soboëale që barazoi. Ndërkohë takimin e vendosi në pjesën e dytë 18-vjeçari Tresa që realizoi një perlë të vërtetë nga distanca.

Nga ana tjetër Teuta ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Skënderbeut. Durrsakët u kthyen menjëherë pas asaj humbje shkatërruese nga Laçi, duke mundur një ekip të fortë si ajo i Gozdenovic.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Arifit. Vetëm 16-vjeç, por mjaftueshëm i rritur sa për të lënë gjurmën e tij në elitën e futbollit shqiptar, duke shënuar një histori më vete. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar.

Memelli: “Ndeshje e nisëm mirë, por duhej të menaxhonim më mirë situatën në pjesën e parë pas shënimit të golit. Kampionati sapo ka filluar.

Djemtë kanë dhënë maksimumin.

Nëse do të shënoheshin gol ato dy rastet e Grudës, do të ishte ndryshe. Më mërziti fakti që shkaktuam faull kur lojtari kundërshtar ishte me shpinë nga porta dhe më mërziti fakti që nuk kishim asnjë lojtar aty në momentin e goditjes te goli i parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat