Gostivari me trajner të ri

Futboll

Gostivari me trajner të ri

Nga: K. G. Më: 19 shtator 2023 Në ora: 19:32
Gostivari

Gostivari është skuadra e tretë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, që ndërron trajnerin. 

Merret vesh se Murat Daban nuk do ta drejtojë më ekipin dhe se nga sot skuadrën do ta marrë ndihmësi i tij, ish-futbollisti i kësaj skuadre, Muarem Muarem.

Sipas informacioneve, për ndeshjen e nesërme të Kupës ndaj Bellasicës, Muarem do ta udhëheqë ekipin. 

Gostivari po kalon krizë të rezultateve, kur dihet se kjo ekip solli mbi 20 futbollistë të rinj në afatin kalimtar veror, disa prej tyre emra të njohur të ligës së parë si Zuka, Abdullah, Bilalli, Kirovski, Elmas, Mujezinoviq, Ramadani, Gjurgjeviç, Potuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat