Arbnor Muja titullar në debutimin në Champions

Futboll

Arbnor Muja titullar në debutimin në Champions

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:01
Formacionet

Arbnor Muja titullar në debutimin në Champions!

Arbnor Muja do të shënojë sot debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në një ndeshje shumë të rëndësishme pasi skuadra e tij, Antverp, përballet me Barcelonën në fushën e kësaj të fundit në ndeshjen e Grupit H.

Futbollisti i cili bëri debutimin pak ditë më parë me Kombëtaren shqiptare, është rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Mark Van Bomel në sfidën e sotme.

Ndërkaq, nga ana tjetër janë Rafinja dhe Zhoao Feliks të cilët do të mbështetin Levandovskin në sulmin e katalanasve te drejtuar nga Çavi, i cili kërkon që në këtë edicion të shlyejë gabimet e atij të sezonit të kaluar kur doli menjëherë nga faza në grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat