Portieri - goleador, bëhet i dyti në historinë e Champions pas golit në shtesë

Futboll

Portieri - goleador, bëhet i dyti në historinë e Champions pas golit në shtesë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 23:49
Pamje nga ndeshja

Ivan Provedel ka shkruar sot emrin në historinë e Ligës së Kampioneve.

Portieri i Lacios u bë protagonist në sfidën kundër Atletiko Madrid, pasi shënoi në minutat shtesë të takimit golin e barazimit 1-1.

Pas një asisti perfekt të Luis Albertos, portieri i cili kishte dalë në ndihmë të sulmit, çoi me kokë topin në rrjetë duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kështu, ai hyri në histori si portieri i dytë i cili kishte shënuar një gol me kokë në këtë turne.

I pari kishte qenë turku Sinan Bolat në dhjetorin e vitit 2009, kur në shtesën e ndeshjes kishte realizuar me fanellën e Standart Liezh përballë AZ Alkmar, duke siguruar gjithashtu një barazim për skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat