​Liga e Kampionëve vazhdon sot me super ndeshje

Futboll

​Liga e Kampionëve vazhdon sot me super ndeshje

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve filloi mbrëmë, kur edhe u zhvilluan tetë ndeshjet e para të fazës së grupeve të kësaj gare.

Kampioni aktual, Manchester City e nisi aventurën për mbrojtjen e titullit me fitore 3:1 ndaj Crvena zvezdas, kurse Barcelona e shkatërroi 5:0 Antwerpin e Arbnor Mujës.

Emocionet e ndeshjeve të tilla do të vazhdojnë edhe sot, ku e gjithë vëmendja do të jetë te derbi mes Bayern Munichut dhe Manchester United.

Ndërkaq, sot luajnë edhe Real Madridi e Arsenali, ku gjiganti spanjoll pret në shtëpi Union Berlinin, kurse “Topçinjtë” e Mikel Artetas shënojnë rikthimin në Ligën e Kampionëve me përballje kundër PSV.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

18:45 Galatasaray – Copenhagen

18:45 Real Madrid – Union Berlin

21:00 Arsenal – PSV

21:00 Bayern Munich – Manchester United

21:00 Benfica – RB Salzburg

21:00 Braga – Napoli

21:00 Real Sociedad – Inter

21:00 Sevilla – Lens 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat