Lautaro: Fitorja në derbi na dha forcë

Futboll

Lautaro: Fitorja në derbi na dha forcë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 11:45
Lautaro në veprim

Nënkampionët e Europës do të zbresin sot në fushë ndaj Real Sociedadit për të nisur një tjetër edicion të Champions League. Interi do të synojë që qysh mbrëmjen e sotme prej orës 21:00 në “Reale Arena” të ketë një tjetër rrugëtim të sukseshëm si ai i sezonit të shkuar, me finalen e “Wembley”-t që është padyshim ëndrra e të gjithë rivalëve.

Në konferencën e parë për shtyp të këtij sezoni europian, ka qenë i pranishëm krah trajnerit, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili ka konfirmuar objektivin për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

"Fakti është se ndihem mirë me ekipin tim, pavarësisht kundërshtarit.

Ne po mundohemi të luajmë futboll të mirë, e nisëm sezonin si dëshironim dhe sot duam të jemi gati për atë që na pret.

Fitorja në derbi na dha forcë dhe besim, por duhet ta lëmë pas dhe të fokusohemi në këtë kompeticion, ku kanë rëndësi edhe detajet", tha Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat