Vedat Muriqi shihet si shpëtimtar i Mallorcas

Futboll

Vedat Muriqi shihet si shpëtimtar i Mallorcas

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:15
Vedat Muriqi

Klubi ishullor spanjoll nuk e ka nisur mirë sezonin e ri duke e gjetur veten në vendin e 15-të në La Liga me 5 pikë nga 5 ndeshje.

Mallorca e shijoi fitoren e parë sezonale vetëm fundjavën që shkoi ndaj Celta Vigos dhe atë falë golit të reprezentuesi ynë në minutat e fundit të takimit.

Natyrisht, do të jetë e vështirë që “Pirati” ta përsërisë sezonin e fundit, kur i realizoi 15 gola në La Liga, duke u bërë njëri prej golashënuesve më të mirë të ligës elitare spanjolle.

Por, goli i parë sezonal i jep shpresë Mallorcas që Muriqi do të shpërthejë dhe do ta marrë për dore ekipin për ta shpëtuar pa rënë nga liga në edicionin e tretë radhazi.

Fillimisht, ai ishte huazuar nga Lazio para dy vjetësh në pjesën e dytë të sezonit, duke e ndihmuar ekipin spanjoll të mos binte nga liga, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe në sezonin 2022/23.

E tash, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se fitorja ndaj Celta Vigos ishte një oksigjen dhe një lirim mental për Mallorcan, ndërsa Murin e sheh si shpresë dhe drejtues i timonit të Mallorcas për ta siguruar bashkërisht mbijetesën në La Liga.

Muriqi kishte oferta nga disa klube të ndryshme evropiane në verën që po shkon, por megjithatë vendosi t’i mbetej besnik Mallorcas, aty ku ndihet mjaft mirë dhe ku ndihet i rëndësishëm dhe i dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat