Giroud “ndjell keq” për Milanin

Futboll

Giroud “ndjell keq” për Milanin

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:17
Sulmuesi Olivier Giroud

Sulmuesi Olivier Giroud foli për “Milan TV” pas barazimit të djeshëm kundër Newcastle, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Champions League:

Ka shumë gjëra të mira që kemi bërë në fushë, veçanërisht në mënyrën tonë për të luajtur me energji dhe vendosmëri, duke krijuar shumë shanse.

Sidoqoftë, në futboll duhet të shënosh… Jemi pak të zhgënjyer për tifozët tanë, donim të fitonim, edhe sepse në një grup si ky çdo pikë ka rëndësi. Shpresoj të mos pendohemi për sonte.

Reagimi pas derbit? Patëm një qasje të mirë, Newcastle nuk krijoi shumë dhe ne ishim të sigurt në mbrojtje.

Na duhej vetëm diçka shtesë para portës kundërshtare për ta fituar ndeshjen.

Mirëpritja për Sandro Tonalin? Isha i lumtur që e pashë atë, por e kisha takuar tashmë në Milanello. Jam i lumtur për të, mori një pritje të mrekullueshme në “San Siro”.

Milani është një klub i madh edhe për këtë arsye, sepse kurrë nuk i harron ish-lojtarët e vet. Ishte një mbrëmje e bukur për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat