Dosti kritikon Zekiçin

Futboll

Dosti kritikon Zekiçin

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:23
Dosti

Partizani mori barazimin e dytë radhazi dhe bashkë me pikën edhe pakënaqësinë e teknikut Zoran Zekiç.

Pikërisht kjo mënyrë sjellje e kroatit nuk i ka pëlqyer ish-sulmuesit të të kuqve Edmond Dosti, gjithnjë shumë i vëmendshëm në cështjet që i përkasin klubit. “Mendoj se fjalët e Zekiç janë vetëm justifikime, pasi vetëm Zekiç mban përgjegjëësi për gjithçka pasi është trajner i ekipit dhe ai vendos për gjithçka”, thotë Edmond Dosti.

1-1 kundër Egnatias erdhi edhe falë përformancës fantastike të kapitenit Alban Hoxha, i rikthyer mes shtyllave pas dëmtimit të Qirkos e që shpëtoi rezultatin duke i pritur penalltinë Duamenas.

Për Dostin ai është lideri që i duhet Partizanit në fushë.

“Mendoj se Partizanit i mungon një lider në fushë dhe me Albanin (Hoxhën) them se e ka gjetur.

Ai është një figurë në këtë klub prandaj kontributi i tij i jep diçka më shumë ekipit”, tha ish-lojtari i Partizanit.

Dosti ka luajtur me Partizanin në vitet 80-90, duke kontribuuar në titullin kampion të sezonit 92-93 si golashënuesi më i mirë i edicionit. Edhe pse në karrierë ka luajtur edhe me skuadra të tjerë, të huaja gjithashtu,

Partizani ka patur gjithnjë një vend të veçantë në zemrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat