Shehi, asnjëherë një start si ky

Futboll

Shehi, asnjëherë një start si ky

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:24
Shehi

Me tre fitore e një barazim Tirana kryeson renditjen me 10 pikë.

E sheh në këtë mënyrë edhe tekniku Orges Shehi, që në pritje të një mirëkuptimi në rritje të lojtarëve, kujton se një start të tillë, që kur është në pankinë, bardheblutë nuk e kanë bërë kurrë. “Që nga momenti që kam ardhur unë këtu nuk kemi bërë kurrë një start si ky.

Nuk duhet të mënjanojmë faktin se merkato ka ndryshuar gjithmonë ekipin”, shpjegon Shehi.

Kualiteti është, numrat gjithashtu, por Shehi po punon me një tjetër mënyrë me grupin-skuadër, që mund t’ia ketë vështirësuar gjërat lojtarëve, edhe pse tekniku është i kënaqur me atë që ata po i tregojnë në fushë.

“Kam lojtarë të zgjuar dhe arrijnë që të ndryshojmë skemë edhe në lojë e sipër. Për këtë motiv jam i gëzuar pasi të bësh diçka të tillë është e vështirë”, tha Shehi.

Tirana ka shënuar 10 gola në 4 ndeshje, duke qenë ofensiva më e mirë e Superiores, bashkë me Erzenin surprizë. Prapavija është ajo që Shehi kërkon të sistemojë, me 6 gola të pësuar, pa asnjë ndeshje me portë të paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat