Shakhtar - Porto, Riznik në fushë pas vdekjes së vëllait

Futboll

Shakhtar - Porto, Riznik në fushë pas vdekjes së vëllait

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 13:27
Riznik - majtas dhe vëllau i tij

Tetë ditë më parë Serhi Riznik humbi jetën në front duke luftuar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Po të mos ishte për ndeshjen mes Shakhtarit dhe Portos emri i 34-vjeçarit, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda të pësuara nga shpërthimi i një mine, nuk do të figuronte në kronikat sportive.  

Fakti se Dmitro Riznik luajti një natë më parë ndeshjen e plotë në portën e ekipit nga Donjecku në duelin me Porton e bën edhe më dramatike luftën, e cila rrëfen çdo ditë histori të trishta.

“Ne jemi këtu për t’i dhuruar emocione popullit ukrainas, por nuk është e lehtë që të luajmë këto ndeshje”, tha drejtori sportiv i Shakhtarit, Dario Srna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat