Buffon zbulon momentin kur vendosi të tërhiqej

Futboll

Buffon zbulon momentin kur vendosi të tërhiqej

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:10
Buffon

Në një intervistë të gjatë për Radio Serie A, Gianluigi Buffon, shefi i ri i delegacionit të kombëtares së Italisë, flet për shumë tema. Nga e kaluara e tij në fushë, te Juventusi dhe sigurisht Italia e re e trajnerit Luciano Spalletti.

“Në fushë jam munduar të isha i thjeshtë, të bëj ato çfarë duhet lojën e futbollit si një mënyrë për të shprehur artin tim. Ndonjëherë edhe duke gabuar apo duke u mbivlerësuar, por jam treguar gjithnjë një artist për atë që shfaja në fushë, apo edhe raportin me shokët në dhomat e zhveshjes.

Momenti në të cilin vendosa të tërhiqem? Ishte ndeshja e play-off e Parmës me Cagliarin, e prisja shumë këtë përballje sepse shpresoja te rikthimi në Serie A. Isha në një gjendje shumë të mirë si fizike ashtu edhe psikologjike.

Por, pata një shqetësim në pulpë dhe ndërsa po dilja nga fusha, vendosa që ajo do të ishte ndeshja e fundit në karrierë.

Çështja Bonuçi te Juventus? Ka disa momente ku e gjen veten në situata të çuditshme dhe nuk arrin të dalësh prej andej. Ndoshta kur Bonuçi dhe drejtuesit e Juventusit do të takohen sërish pas disa kohësh, ndoshta edhe në një ambient që nuk ka lidhje me futbollin, atëherë besoj se do të bëjnë paqe ashtu siç e meriton një histori e tillë.

Spalletti? Italia të bën të ëndërrosh. Mund të ëndërrosh edhe sepse kjo kombëtare ka gjetur një trajner në momentin e tij më të mirë. Skuadrat e Spallettit vlerësohen maksimalisht për futbollin e luajtur.

Për mua Spalletti është një zbulim, jo për trajnerin, por për personin që është. Ndër të tjera është shumë profesionist, ka lexuar dhe studiuar shumë mbi psikologjinë dhe në këtë formë arrin të kuptojë gjithçka”, u shpreh Buffon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat