Sot fillojnë ndeshjet e fazës së grupeve në UEFA Conference League

Futboll

Sot fillojnë ndeshjet e fazës së grupeve në UEFA Conference League

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Ndeshjet e fazës së grupeve në UEFA Europa Conference League fillojnë sonte.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Lille dhe Olimpija Ljubljana me fillim nga ora 16:30, ku në listën e Lille është i ftuar reprezentuesi i Kosovës Edon Zhegrova, ndërsa nesër zhvillohen edhe tri ndeshje tjera, ndër to edhe kampioni i Kosovës, Ballkani.

Ndeshja e parë e të enjtes luhet mes Ludogorets kundër Sparak nga ora 18:45, dhe në orar të njejtë zhvillohet edhe ndeshjes në mes të Legia Warsaw e Aston Villa, ndërsa ndeshja që na intereson më së shumti Viktoria Plzen dhe Ballkani do të fillojë nga ora 21:00.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të jetë e Club Brugge kundës Besiktas. Kujtojmë se te Besiktas është transferuar Milot Rashica i cili në tri ndeshje ka shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat