Zgjedhje e gabuar

Futboll

Zgjedhje e gabuar

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:28
Solskjaer

I intervistuar nga “The Athletic”, Solskjaer kujtoi përvojën e tij si trajner i Manchester United, në veçanti rikthimin e Cristiano Ronaldos. Norvegjezi theksoi: “Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u refuzuar, ndjeva se duhej ta merrnim, por doli të ishte i gabuar.

U ndje shumë mirë ndikimi i tij kur Ronaldo nënshkroi dhe tifozët e shijuan në atë ndeshje kundër Newcastle, kur “Old Trafford” po gumëzhinte (Ronaldo kishte shënuar dy gola në fitoren 4-1). Ai ishte ende një nga golashënuesit më të mirë në botë, dukej i fortë.

Kur shikova kalendarin ishte një periudhë vendimtare: Manchester City, Liverpool dhe Tottenham në shtëpi, si dhe Leicester jashtë.

Pastaj Chelsea dhe Arsenal, plus ndeshjet e Champions League. Gjërat shkuan kundër nesh. Gjithçka filloi me Aston Villa në shtëpi (humbje 1-0) dhe një penallti të humbur vonë”.

Trajneri nordik nënvizon nevojën e grupit në një ekip futbolli, pavarësisht yjeve që mund të kesh: “Kur keni një grup, nevojitet që të gjithë të shtyjnë në të njëjtin drejtim.

Kur gjërat nuk po shkonin mirë, mund të shihje disa lojtarë që shfaqnin egon e tyre. Ne mposhtim bindshëm Tottenhamin 3-0 jashtë fushe, por më pas humbëm dy ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat