Ylli kroat këput ligamentet

Futboll

Ylli kroat këput ligamentet

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:43
Kroacia

Seanca stërvitore me Tottenham rezultoi fatkeqe për Ivan Perishiq.

Anësori i “Spurs-ave” u dëmtua ndërsa analizat e detajuara vërtetuan atë që i druheshin të gjithë.

Perishiq kishte këputur ligamentet e gjurit të djathtë teksa u dërgua menjëherë në sallën e operacionit.

34-vjeçari do të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit ndërsa shpreson të rikthehet vetëm në dy muajt e fundit sezonal. Tashmë, objektivi parësor i ish-lojtarit të Inter është t’ia dalë të jetë pjesë e Kroacisë në fazën finale të Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Ky dëmtim vendos në dyshim të gjitha planet e Perishiq, që këtë sezon te Tottenham dukej se kishte rigjetur versionin e tij më të mirë duke u aktivizuar në të gjashta ndeshjet e skuadrës nga Londra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat