Ish-deputeti i dërgon letër Dukës: Me lejo që t’i mësoj futbollistëve të kombëtares si të driblojnë 2-3 lojtarë

Futboll

Ish-deputeti i dërgon letër Dukës: Me lejo që t’i mësoj futbollistëve të kombëtares si të driblojnë 2-3 lojtarë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:55
Jenisheri, Duka e Silvinho

Ish-deputeti i dërgon letër Dukës, duke thënë me lejo që t’i mësoj futbollistëve të kombëtares si të driblojnë 2-3 lojtarë!

Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje mjaft të rëndësishme në muajin tetor, ku në “Air Albania” do të presë Çekinë. Për këtë takim, në “ndihmë” për FSHF-në, është gati të vijë ish-deputeti Selami Jenisheri.

Me anë të një letre, ai i ka shkruar FSHF-së dhe presidentit Armand Duka ku i ka kërkuar që skuadra të bëjë një stërvitje që vetë ai e ka përgatitur, pasi në këtë mënyrë skuadra do të fitonte 100%.

Jenisheri shkruan se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij dhe se me metodat që ai ndjek, lojtarët do të fitojnë aftësi të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat