Sonte përballen si kundërshtarë në Champions

Futboll

Sonte përballen si kundërshtarë në Champions

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:26
Kane

Harry Kane u lakua jo në pak raste vitet e fundit mbi mundësinë e kalimit te Manchester Utd.

Si përfundim Herri përfundoi te Bajerni, ndërsa ekipi i Ten Hagut firmosi me talentin danez Hojlund. “United Confidential” ka zbuluar së fundmi se strategjia e teknikut holandez në “Old Trafford” kishte tjetër synim, por që dështoi rrugës.

Ten Hag aspironte Kejnin në majë të sulmit dhe në pamundësi financiare për të mbuluar koston e transferimit dhe pagën e lartë, plani i tyre konsistoi në sigurimin e 30- vjeçarit gjatë verës së vitit 2024.

Në këtë situatë ata do ta përfitonin falas “pykën” angleze dhe do të ishin më të liruar nga ana monetare rreth pagesës.

Burimi i mësipërm pohon se Kejn i kishte dhënë fjalën bordit të “djajve” në spektrin e besnikërisë. Megjithatë, këmbëngulja e pronarit të “gjelave”, Levis, në adresim të presidentit Daniel Levi rezultoi vendimtare.

Te Totenhemi kishin frikën e humbjes me parametra zero dhe nuk donin të shkonin drejt skenarit me dy “thika”. Në këto kushte mori fund edhe “pakti” i fshehtë ndërmjet kryeshënuesit anglez dhe klubit më të titulluar në Premier Ligë. Bajern Mynihu thuhet se ka shpenzuar 100 milionë euro në arkat e Totenhemit, rekord në transferimet e bavarezëve.

Kane e ka gjetur rrugën e rrjetës me kampionët e Bundesligës në 4 raste, të njëjtë kuotë prezencash dhe do të tentojë që “viktima” e radhës të jetë Junajtidi në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat