Djorkaeffr: Do të bëhet më i miri në kampionatin italian

Futboll

Djorkaeffr: Do të bëhet më i miri në kampionatin italian

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:33
Thuram

Para Thuram, vetëm një francez i veshur me ngjyrat zikaltër ishte i aftë të shënonte kundër Milanit. Cili? Youri Djorkaeff shënoi dy në kampionatin 1996-1997. Ish-lojtari i Interit, me origjinë armene, tani krahu i djathtë i Infantinos në FIFA, flet për këtë në “Gazzetta dello Sport”: “Po, unë flas shpesh me Lilian, edhe për karrierën e djalit të tij, Marcus.

Në atë pozicion, Dzeko pati dy sezone të shkëlqyera. Lukaku ka pasur shumë ulje-ngritje, por ai sjell ajër të pastër në sulmin e Interit. Kur nënshkroi me zikaltrit isha shumë i lumtur. I dërgova menjëherë një mesazh dhe që nga ai moment e ndjek hap pas hapi. E kam njohur mirë që kur ishte fëmijë, e pashë të rritej. E dua, por në përgjithësi më pëlqen loja e tij.

Ai është një sulmues shumë modern, që mund të bëjë gjithçka.

Mendoj se shkuarja tek Interi ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Ai shkoi në një klub të veçantë, ekip unik.

Nëse do të mësojë të përshtatet plotësisht, dhe nuk kam dyshim se do t’ia dalë, do të jetë ndër lojtarët më të mirë në kampionatin italian. Pa diskutim do të jetë në gjendje të rritet në statusin e tij evropian.

A mori Marcus ndonjë gjë nga babai i tij? Fakti që ka shënuar tashmë dy gola tregon se e ka gjetur pozicionin e tij pranë Lautaros. Ai do ta shfrytëzojë plotësisht këtë përvojë, sepse është shumë i fortë dhe solid në planin mendor, ashtu si Lilian. Kjo është gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë një lojtar i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat