Allegri humb edhe një titullar tjetër

Futboll

Allegri humb edhe një titullar tjetër

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:09
Allegri

Juventus vazhdon të fitojë në fushë dhe tani është vetëm 2 pikë larg Inter-it kryesues në renditjen e Serisë A.

Në javën e ardhshme të kampionatit, bardhezinjtë do të luajnë në fushën e Sassuolo-s, ku do të duhet t’i japin vazhdimësi punës së mirë të bërë në katër javët e para të kampionatit.

Megjithatë, në orët e fundit kanë ardhur lajme të këqija për klubin torinez dhe tifozët, por mbi të gjithë për trajnerin Allegri, që rrezikon të humbasë një titullar tjetër pas Pogba.

Gjatë seancës së sotme stërvitore, braziliani Alex Sandro ka marrë një goditje që e ka detyruar të largohet duke çaluar nga fusha.

Priten teste mjekësore të mëtejshme në orët e ardhshme, me Allegri-n që rrezikon të mos e ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Sassuolo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat