Tërhiqet nga futbolli dy javë pasi firmosi me klubin e ri

Futboll

Tërhiqet nga futbolli dy javë pasi firmosi me klubin e ri

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:30
Craig Cathcart

Craig Cathcart është 34 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës.

Futbollisti i lindur në Belfast, autor i 61 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren e Irlandës së Veriut, u transferua dy javë më parë në Belgjikë.

Cathcart i dha fund aventurës 9-vjeçare me Watfordin, duke u transferuar me parametra zero tek ekipi KV Kortrijk.

Por, vetëm 14 ditë pasi firmosi me klubin belg, mbrojtësi i ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

Shkaku? “Nuk po arrij të gjej motivimin e nevojshëm, kështu që më mirë ta mbyll me futbollin”, është shprehur Cathcart.

Pavarësisht se vetëm në datën 5 shtator firmosi deri në verën e vitit 2025 me KV Kortrijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat