Pankarta skandaloze kundër Kosovës, çfarë shkruan media rumune për dënimin nga UEFA?

Futboll

Pankarta skandaloze kundër Kosovës, çfarë shkruan media rumune për dënimin nga UEFA?

Nga: K. G. Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:41
Iordanescu

Rumunët ankohen për dënimin që iu shqiptua nga asociacioni më i lartë i futbollit evropian, në fakt dënimi është shumë i butë.

UEFA gjobit Federatën Rumune të Futbollit me 52 mijë euro, për shkak se u shfaqë pankarta skandaloze “Kosova është Serbi” dhe brohoritje politike, Serbia, Serbia; sjellja raciste e mbështetësve; ndezja e pishtarëve, hedhja e objekteve në fushë.

 “UEFA ka marrë vendimin pas skandalit nga ndeshja Rumani - Kosovë! Goditje për kombëtaren e Edi Iordaneskut, por ka edhe një gjë të mirë në vendimin drastik

Incidenti në ndeshjen Rumani - Kosovë bënë që zyrtarët e UEFA-s të sanksionojnë ekipin kombëtar të Edi Iordanescu. 

UEFA vendosi që ndeshja e radhës e Rumanisë, ajo ndaj Andorrës (15 tetor, nga ora 20:45), të mos jetë e hapur për publikun.

Megjithatë, lojtarët e Rumanisë nuk do të jenë pa mbështetje në ndeshjen, pasi që UEFA vendosi që aksesi për fëmijët nën 14 vjeç në ndeshjen me Andorrën do të lejohej”, shkruan mes të tjera media rumune “Prosport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat