Sylvinho i tregon tre emra që mund t’i ftojë te Kombëtarja shqiptare

Futboll

Sylvinho i tregon tre emra që mund t’i ftojë te Kombëtarja shqiptare

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 16:50
Sylvinho

Selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka paralajmëruar se do ta freskojë ekipin e tij me lojtarë të rinj për ndeshjet e ardhshme.

Pasi u përforcua me Arbnor Mujën e Mirlind Dakun, trajneri brazilian ka paralajmëruar prurje të reja tek Kuqezinjtë, mbi të gjitha me lojtarë nga kampionati shqiptar.

Sylvinho, i cili po e bën mrekullinë me “Shqiponjat” në kualifikimet e Euro 2024, në një intervistë për Euroneës Albania ka zbuluar se do t’i ftojë lojtarët si Arinaldo Rrapaj e Andi Hadroj nga Partizani apo edhe Redi Kasa, ish-futbollist i Egnatias, i huazuar së fundmi te Olimpija e Lubjanës.

“I ndjekim me vëmendje, Rrapaj, Hadroj, por edhe Redi Kasa, po e shohim”, tha Sylvinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat