Galatasaraj kërkon fitore në shtëpi!

Futboll

Galatasaraj kërkon fitore në shtëpi!

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Real Madridi synon ta nisë këtë sezon të ri në Ligën e Kampioneve me fitore dhe këtë duhet ta bëjë pikërisht ndaj gjermanëve të Union Berlin.

Skuadra e Ançelotit, po kalon një moment mjaft të mirë, megjithatë Union Berlin ka treguar në kampionat se di të hapë probleme ndaj kujtdo.

Sa i përket rreshtimeve, Ançeloti e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin duke aktivizuar më të mirët në dispozicion, ndërkohë që nga ana tjetër, Bonuçi rikthehet si titullar në Champions.

Sakaq, në Stamboll luhet takimi mes Galatasarajt dhe Kopenhagenit. Dy skuadrat kërkojnë ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa turqit nuk mund të lejojnë një hap të gabuar para tifozerisë vendase, duke parë edhe merkaton që kanë bërë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat