Inter nis sot rrugëtimin në Champions

Futboll

Inter nis sot rrugëtimin në Champions

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 18:25
Zhang

Inter nis sot rrugëtimin në Champions!

Pas finales së Stambollit, Interi rikthehet në Champions, këtë herë për t’u përballur me spanjollët e Real Sociedad, teksa presidenti Zhang ka njoftuar edhe bonusin që do të përfitojë skuadra në rast kalimi në fazën e 1/8-ave.

Kështu është vendosur që si në sezonin e kaluar, skuadra të marrë një bonus prej 1.5 milionë eurosh, nëse ia del të vijojë aventurën në Champions edhe përtej fazës në grupe.

Sezonin e kaluar, skuadra zikaltër mori 6 milionë euro bonuse nga klubi, 1.5 milionë për kalimin e grupeve dhe më pas 1.5 milionë euro për çdo tur të kaluar deri në finale. Asokohe kishte edhe një pakt tjetër, që do të shtonte bonusin për futbollistët me 5 milionë euro të tjera, nëse Interi do të shpallej fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat