Inter Miami me sytë nga Messi, zona play off ende larg

Futboll

Inter Miami me sytë nga Messi, zona play off ende larg

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 18:29
Messi

Inter Miami do të përballet në 01:30 të mëngjesit me Toronto, ndeshje kjo që do të shënojë rikthimin e “yllit” argjentinas, Lionel Messi në ekipin e tij.

Pas mungesës së tij, për shkak të pjesëmarrjes me Argjentinën dhe një shqetësimi të mëvonshëm në kofshën e djathtë, ai u rikthye te skuadra e Gerardo Martinos pas dy ndeshjesh mungesë.

Trajneri i skuadrës së MLS-së raportoi se Messi dhe Jordi Alba do të ishin të pranishëm në seancat stërvitore të skuadrës, por ende nuk dihet nëse ata do të luajnë si titullarë apo si zëvendësues. Por Leo do të luajë me siguri për disa minuta.

Messi nuk ka luajtur në MLS që nga 4 shtatori. Ndeshja e parë që mungoi ishte Inter Miami – Kansas City (3-1) dhe e dyta Atlanta United -Inter Miami 5-2.

Inter Miami është shtatë pikë prapa zonës play-off-it (DC United), por dy ndeshje më shumë në dispozicion për të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat