Lille fiton ndeshjen e parë

Futboll

Lille fiton ndeshjen e parë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 19:12
Edon Zhegrova

Lille ka arritur një fitore minimale në Ligën e Europës kundër Olimpijes së Lubjanës.

Skuadra franceze ku luan Edon Zhegrova (që startoi në këtë ndeshje) fitoi me rezultat 2-0 për të marrë pikët e para në grup. Jonathan David (43’)  dhe Yazici (90+4’) shënuan golat në këtë ndeshje

Lille i Edon Zhegrovës ka marrë fitoren e parë në Ligën e Konferencës derisa është përballur me kampionin e Sllovenisë, Olimpija Lubjanë. Por, për rastet që ju krijuan, Lille ka mundur që të shënonte në pjesën e parë më shumë se 3 gola.

Lille e filloi furishëm këtë takim, duke krijuar rast shumë të mirë për gol në minutën e tretë. David goditi por portieri Vidovsek bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar atij golin.

Për këtë fajtor mund të konsiderohet sulmuesi i kësaj skuadre Jonathan David që shpërdoroi raste tepër të mira për gol.

Rasti i dytë për gol nga Lille erdhi në minutën e 13 ku David përsëri u gjet vetëm me portier por goditja e tij shkoi huq duke përfunduar jashtë shumë afër shtyllës së djathtë të portës.

Gabriel Gudmundsson (28’) sulmoi përsëri për Lille por prapë me meritori që skuadra e tij nuk mori gol ishte Matevz Vidovsek që bëri një pritje fenomenale.

Dy minuta më vonë, David humbi edhe një mundësi të artë për gol ku krosin e pasuar nga Zhegrova nuk ishte në gjendje që ta dërgojë në rrjetë.

Zhegrova (32) përsëri bëri një pasim fenomenal për David por që goditja e tij me kokë përsëri përfundoi jashtë portës.

Doffo i Olimpijës ishte fytyra tragjike e kësaj ndeshje pasi që ishte ai që rrezoi në zonë një sulmues të Lille për të shkaktuar penallti në minutën e 41-të. Penalltinë në gol e shndërroi David në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë filloj me disa zëvendësime taktike të trajnerit të Lille ku largoi dy lojtarë për të futur dy të tjerë.

Edon Zhegrova la fushën për Yusuf Yazicin kurse Tiago Santos e la fushën për t’ia liruar vendin Alexandros. Nuk dihet se a ishin këto zëvendësime të detyrueshme që bëri trajneri i Lille, Paulo Fonseca, apo ishin thjesht zëvendësime taktike.

Pas daljes së Zhegrovës dhe Santosit, loja e Lille u zbeh dhe aksionet nga krahët dhe topat nga krahët për Jonathan Davies u zvogëluan.

Si rezultat nuk pati shumë raste të tjera për shënim, ndërkohë që Olimpija nuk ishin në gjendje që të rrezikonin portën e vendasve.

Krejt në fund, Yazici përfiton nga një gabim amatoresk i mbrojtjes së Olimpijas për ta shënuar golin e dytë në këtë ndeshje në minutën e katër shtesë të ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 ku Lille merr pikët e para në Ligën e Konferencës në kuadër të grupit A ku bëjnë pjesë edhe Slovan Bratislava dhe Klaksvik.

Ndeshja e radhës për Lille është ajo në Ligue 1 ku Lille do të luajë kundër Reims ndërkaq Olimpija luan në ligë kundër NK Bravos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat