Shtatë gola në Munih, Arsenali bindshëm! Napoli ballëlartë e Interi barazon

Futboll

Shtatë gola në Munih, Arsenali bindshëm! Napoli ballëlartë e Interi barazon

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 shtator 2023 Në ora: 20:18 Përditësuar në ora: 22:55 më 20.09.2023
Harry Kane feston

Fitore e madhe e Bayernit

Bayerni nga Munihu ka arkëtuar tre pikë të mëdha në hapje të Grupit A të Champions League në futboll.

Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj Manchester Utd.

Ndeshje e fortë dhe me 7 gola të shënuara.  

Image

Saka i Arsenalit

Në minutën e 28-të, bavarezët kaluan në epërsi duke iu falënderuar golit të Leroy Sane. 

Pas katër minutave (32’) Serge Gnabry shton epërsinë.

Pjesa e dytë dinamike.

Grupi A
Bayern - Manchester Utd 4:3 (2:0)
Galatasaray - Copenhagen 2:2 (0:1)

Grupi B 

Arsenal - PSV 4:0 (3:0)
Sevilla  - Lens 1:1 (1:1)

Grupi C 

Braga - Napoli 1:2 (0:1)
Real – Union Berlini 1:0 (0:0)

Grupi D
Benfica - Salzburg 0:2 (0:1)
Sociedad - Inter 1:1 (1:0)

Në minutën e 49-të, Manchester Utd ngushton rezultatin. Rasmus Hojlund nga rreth 11-12 metra shënon në portën e vendasve.

Vendasit kundërpërgjigjen shpejt, Harry Kane nga penalltia thellon epërsinë në 3:1 në minutën e 53-të.

Në minutën e 88-të, Casemiro ngushton rezultatin në 3:2.

Në minutën e 90+2, Tel shënon për 4:2.

Në minutën e 90+4, Casemiro ngushton humbjen në 4:3. 

Duhet theksuar rastin në minutën e 56-të, Musiala i Bayernit godet bukur por shtylla e djathtë ia mohon golin.

Arsenaili ka demoluar me rezultat 4:0 skuadrën e njohur holandeze, PSV.

Mysafirët nuk ishin rival të denjë.

Golat i realizuan Saka (8’), Trossard (22’), Gabriel Jesus (38’) e Odegaard (70’).

Sulmuesi i kombëtares s Shqipërisë, Kristjan Asllani, me Interin kthehen me një pikë.

Sociedad ka barazuar me rezultat 1:1 me Interin. 

Në minutën e 4-të, Mendez shënoi për epërsinë e vendasve.

Në minutën e 87-të, Lautaro Martinez shmang humbjen e Interit, ka realizuar për 1:1. Asllani ka luajtur titullar deri në minutën e 55-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të. 

Salzburg kthehet me tre pikë duke e mposhtur me rezultat 2:0 Benfica-n.

Në minutën e 3-të, Salzburg lëshon rastin më të mirë, Konate dështon nga penalltia. 

Në minutën e 13-të, Benfica mbetet me një lojtar me pak, Antonio Silva përjashtohet me karton të kuq. 

Golat i realizuan Simiq (15' - nga penalltia), Gloukh (51’).

Sevilla është befasuar nga Lens, sfidë që ka përfunduar 1:1.

Për Sevillën realizoi Ocampos (9’) dhe për Lens realizoi Fulgini (24').

Napoli ka fituar në konak të Bragës me rezultat 2:1.

Amir Rrahmani, reprezentues i Kosovës, u largua nga fusha në minutën e 13-të, për shkak t lëndimit. Për Napolin realizuan Di Lorenzo (45+1'), Niakate (88'-autogol) dhe për Bragën shënoi Bruma (84').

Bayerni i fortë

(E plotësuar) - Në minutën e 90+4, Casemiro ngushton humbjen në 4:3. 

90+2' Rel shënon për 4:2 për Bayernin.

88' Casemi ngushton rezultatin e Bayernit, 3:2

87' Lautaro Martinez shënon për Interin.

88' Bayernit po i buzëqesh fitorja.

884' Bruma shënon për Bragën, 1:1.

4' Bayerni po sulmon me të gjitha forcat.

Grupi A
Bayern - Manchester Utd 4:3 (2:0)
Galatasaray - Copenhagen 2:2 (0:1)

Grupi B 

Arsenal - PSV 4:0 (3:0)
Sevilla  - Lens 1:1 (1:1)

Grupi C 

Braga - Napoli 1:2 (0:1)
Real – Union Berlini 1:0 (0:0)

Grupi D
Benfica - Salzburg 0:2 (0:1)
Sociedad - Inter 1:1 (1:0)

80' Napoli po luan mjaft mirë.

75' Bayerni po shkon drejt fitores.

70' Odegaard realizon për 4:0 në të mirë të Arsenalit.

69' Manchester Utd po has në lojë të vështirë.

65' Interi në presion, Barella përjashtohet me karton të kuq por me shikim të VAR-it anulohet.61' Lojë e fortë në Munih.

56' Musiala i Bayernit godet bukur por shtylla ia mohon golin.

53' Harry Kane nga penalltia shënon për 3:1 në favor të Bayernit.

51' Gloukh realizon për 0:2 në favor të Salzburgut.49' Manchester Utd ngushton rezultatin. Rasmus Hojlund nga rreth 11-12 metra shënon.

48' Manchester Utd po kërkon golin. 

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45+1 Napoli avancon me 1:0 ndaj Bragës. Shënues Di Lorenzo.

43' Arsenali po shfaq lojë të bukur,38' Arsenali po shkëlqen, thellon 3:0 me golin e  Gabriel Jesus,

37' Manchester Utd në presion.

34' Ndeshje me rivalitet.

33' Bayerni po e tregon forcën, Serge Gnabry shlnon për 2:0.  

28' Bie goli në "Allianz Arena", Bayerni në epërsi duke iu falënderuar golit të Leroy Sane. 24' Fulgini shënon për Lensin, barazon 1:1 me Sevillën.

22' Trossard shton epërsinë e Arsenalit 2:0 ndaj PSV-së.

20' Ndeshje të mira.

15' Bayerni dhe Manchester Utd, një lojë e mirë.

15' Simiq nga penalltia kalon në epërsi Salzburgun.

13' Benfica mbetet me një lojtar me pak, Antonio Silva përjashtohet me karton të kuq. 9' Saka shënon për Arsenalin.

9' Sevilla kalon në epërsi me golin e Ocampos.

7' Nuk ka gola në Munih.

4' Sociedadi në epërsi ndaj Interit. Autor i golit është Mendez.

3' Salzburg lëshon rastin më të mirë, Konate dështon nga penalltia. 

1' Fillojnë ndeshjet.

Ballafaqimi më interesant do të luhet në “Allianz – Arena” në Munih, mes Bayernit dhe Manchester Utd

Secila sfidë sonte peshën e madhe në kuadër të xhiros së parë të Champions League. 

Interi ka punë të zorshme në konak të Sociedadit.

Sevilla është favorit ndaj Lens –it.

Çmenduri në Stamboll, Galatasaray shënon dy gola në fund dhe shmang humbjen 

Ndeshje e çmendur në Stamboll. 

Galatasaray shënon dy gola në fund dhe shmang humbjen. Galatasarayn ka barazuar me rezultat 2:2 me Copenhagen-in, në kuadër të Grupit A të Champions League në futboll.

Elyounoussi (35') e Goncalves (58') shënuan për epërsinë e danezëve.

Mysafirët mbeten me një lojtar më pak, pasi që Jelert u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 73-të.

Në minutën e 86-të, Boey ka ngushtuar rezultatin dhe pas dyx minutave (88’) Tete ka barazuar rezultatin. 

Ndeshjen e përcollën 46.911 shikues.

Real Madridi triumfon në frymën e fundit

Union Berlini ka pësuar humbje në fund të sfidës në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Reali ka bërë presion deri në frymën e fundit dhe ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj skuadrës gjermane..

Mysafirët lëshuan rastin për të marrë një pikë të madhe në hapje të Grupit C të Champiosn League në futboll.

Në minutën e 90+4, Jude Bellingham ka shënuar nga afërsia për fitoren dhe tre pikë të mëdha të Realit.

Inzaghi e ndan mendjen për Asllanin, zbardhen formacionet

Dëmtohet Calhanoglu, në Champions vjen momenti i Asllanit

Është momenti i Kristjan Asllanit. Pas fjalëve të Simone Inzaghit 24 orë më parë, se mesfushori shqiptar ishte gati për ndeshje të rëndësishme, vjen dhe konfirmimi në formacionin zyrtar zikaltër për përballljen me Real Sociedadin në transfertë.

Inzaghi e ka preferuar Asllanin bashkë me Mkhitaryan në mesfushë, në mungesë të Çalhanoglu, që ka pasur probleme fizike.

Një mundësi e artë për lojtarin e Kombëtares shqiptare për t’i treguar trajnerit se meriton shumë më tepër minuta në këmbë.

Bayern - Manchester United, formacionet

Ndeshja kryesore e së mërkurës në Ligën e Kampionëve është ajo në mes dy skuadrave të famshme të kësaj gare, gjashtë herë fituesit të kësaj lige, Bayern Munchen që pret tri herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Manchester United në Allianz Arena

Kujtimet për finalen e vitit 1999 të këtyre dy skuadrave janë ende të gjalla, e ku fitorja në kohën shtesë e United kishte krijuar momentin më interesant në histori të kësaj gare, por Bayerni ka qenë shumë më i fortë në dy takimet e tjera që zhvilluan këto dy skuadra e ku United u eliminua nga gjermanë më 2010 dhe 2014.

Kjo është hera e parë që këto dy skuadra luajnë në grup që nga viti 2001.

Image

Formacioni i Bayernit

Kjo është një fazë që Bayerni zakonisht e ka kaluar lehtë derisa ata kanë fituar 25 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi.

Kjo formë përfshinë edhe faktin që ata nuk dinë për humbje në 34 ndeshje në këtë fazë, duke i fituar 31 dhe barazuar tri, një rekord që Thomas Tuchel e ka për detyrë që ta zgjatë kundër një kundërshtari që ata nuk dinë për humbje në stadiumin e tyre (tri fitore, dy barazime).

Për Manchester United, kjo është koha më së e duhur për ta rregulluar këtë rekord, nëse ata dëshirojnë që të bëjnë një rikthim në sezon, të cilin e kanë nisur sahumë keq.

United ka humbur tri nga pesë ndeshjet e para të Premier Ligës për herë të parë në histori të kësaj gare, duke bërë që Erik ten Hag ta pranojë që skuadra e tij po kalon në një periudhë të vështirë, pasi që humbi ndeshjen në shtëpi kundër Brightonit në vikend me rezultat 1-3.

Kështu Thomas Tuchel në sulm sot ka startuar me Kane në qendër të sulmit i cili do të asistohet nga treshja, Gnabry, Musiala dhe Leroy Sane.

Ndërkaq Ten Hag vjen me formacion me mbrojtës ku në sulm është i vetëm Hojlund ndërkaq pas tij luajnë: Rashford, Fernandes dhe Pellestri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat