Martinez kritikon Interin: Nuk luajtëm mirë

Futboll

Martinez kritikon Interin: Nuk luajtëm mirë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 13:20
Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe barazimin kundër Real Sociedadit.

Interi mbrëmë nuk mori më shumë së një barazim në udhëtim tek Sociedadi (1-1), ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ishte pikërisht Martinez, i cili në lojën shtesë gjeti golin e barazimit duke ia siguruar një pikë skuadrës së Simone Inzaghit.

Sulmuesi argjentinas pas ndeshjes tha se nuk është i kënaqur me lojën që treguan ndaj skuadrës spanjolle.

Sipas Martinez, Interi ende duhet të përmirësohet.  

“Nuk jam i kënaqur. Nuk luajtëm mirë. Nuk bëmë atë që kishim përgatitur. Hymë keq në fushë, hasem në vështirësi dhe ne duhet ende të përmirësohemi”, ka thënë Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat