Asllani i bëri mirë detyrat e tij

Futboll

Asllani i bëri mirë detyrat e tij

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:43
Asllani i bëri mirë detyrat e tij

Inter arriti t’i shpëtonte humbjes mbrëmjen e së mërkurës në përballjen ndaj Real Sociedad në Champions League, me Lautaro Martinez i cili shënoi golin e barazimit 3 minuta para përfundimit të ndeshjes. Kristjan Asllani luajti për 55 minuta si titullar, por paraqitja e tij nuk ishte e mirë.

Pas ndeshjes, mes shumë lojtarëve të tjerë, edhe shqiptari nuk i shpëtoi kritikave.

Megjithatë, gazetari italian Sandro Sabatini, theksoi se Asllani ishte i saktë në detyrat e tij ndërsa shtoi se ishin të tjerë lojtarë ata të cilët zhgënjyen në fushën e stadiumit San Sebastian.

“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyë të “dendur”.

Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat