Laporta: Po rikuperohemi financiarisht më shpejt se pritej

Futboll

Laporta: Po rikuperohemi financiarisht më shpejt se pritej

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:24
Laporta

Joan Laporta është dukur shumë i emocionuar dhe shpresëdhënës pas fillimit të mirë të sezonit të Barcelonës, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Presidenti nuk e ka fshehur as që rezultatet e mira do të lejojnë që klubi të rikuperohet më shpejt financiarisht.

“Ne jemi duke u përmirësuar në të gjitha aspektet.

Të gjithë mendojmë se kemi një skuadër shumë të mirë këtë sezon. Urime për të gjithë ata që kanë përgjegjësi sportive te Barcelona. Ne kemi bërë shumë përpjekje për t’i federuar të gjithë lojtarët. Mendojmë se ia vlen përpjekja që kemi bërë.

Meqenëse kemi shumë besim në menaxhimin që po bëjmë, klubi do të rikuperohet financiarisht më shpejt se sa pritej në planin strategjik. Nëse ekipi funksionon, klubi e ndien pozitivisht. Është shumë e rëndësishme që pjesa sportive funksionon, sepse ndihmon në gjithçka.

Rinovimi i Balde?

Dua ta falënderoj që dëshiron të vazhdojë, e ka Barçën në gjak. Sot është një ditë historike në Barcelonë, sepse konfirmon një fakt: djali i stërvitur në shtëpi arrin ekipin e parë, duke tejkaluar të gjitha vështirësitë.

Ai është nën urdhërat e trajnerit Xavi sepse e do Barçën, prindërit e kanë mësuar se çfarë është përkushtimi, besnikëria, respekti… Gjyshja e tij ka ardhur nga Republika Domenikane për të qenë me të sot, ” ka thënë mes tjerash Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat